Flash

Kapja e 1.7 tonë kokainë në Spanjë/ Shqiptari i arrestuar, pjesë e “Kartelit të Ballkanit”

Lapsi.al 26 September 2023
Kapja e 1.7 tonë kokainë në Spanjë/ Shqiptari i arrestuar,

Zyrtarët e Doganave në Spanjë dhanë detaje për një operacion të përbashkët me Policinë Kombëtare ku u sekuestrua 1.7 tonë kokainë e ardhur në një anije me fruta nga Ekuadori. Në pranga është vënë vetëm një shqiptar që sipas mediave spanjolle kishte detyrën e dorëzimit të lëndës narkotike në destinacionin e duhur.

Emri i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet i ditur për momentin, por thuhet se ai kishte udhëtuar apostafat nga Shqipëria për këtë çështje dhe se ai “ka përgatitje ushtarake dhe njohuri të shumta operacionale”. “El Pais”, një nga mediat më të njohura në Spanjë shkruan se shqiptari ishte pjesë e atij që njihet si “Karteli Ballkanik” i trafikut të drogës. Kokaina ishte fshehur brenda në kontejnerë në mënyra të ndryshme.

Trafikantët e kishin futur atë në vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false ose zgavra në tavanë për të vendosur lëndën narkotike. Hetimi nisi pas marrjes së një informacioni se ky Kartel mund të importonte kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori në baza javore që do të fshihnin brenda sasi të konsiderueshme droge.

Kompania e importit të frutave ishte regjistruar në Valencia. Hetimet kanë nisur që 2 vjet më parë kur u kap një sasi e vogël kokaine e sjellë në të njëjtën mënyrë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI