Flash

I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Lushnje

Lapsi.al 26 September 2023
I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në

Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Shtetasi Bajram Mehaj është i dënuar në Itali me 5 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Njoftimi i policisë Lushnje:

I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, me mbi 5 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet në Lushnjë dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen në fshatin Tërbuf, Lushnjë, si dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit Barjam Mehaj, 53 vjeç. 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit B. M., në Itali.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI