Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Atentati në Rrëshen, kush është Martin Bardhi

Lapsi.al 26 September 2023
Atentati në Rrëshen, kush është Martin Bardhi

Një breshëri kallashnikovi i mori jetën Martin Bardhit mesditën e kësaj të marte në lokalin e tij, në qendër të Rrëshenit.

62-vjeçari, i njohur edhe me mbiemrin Marku, ishte ulur në kafene me disa të afërm të tij kur 2 persona të maskuar, pasi lanë makinën përballë, u futën brenda dhe qëlluan mbi të.

Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme Bardhit, ndërsa 3 personat e tjerë mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.

Atentati zgjati vetëm pak sekonda. Me të zbrazur breshëritë, autorët u larguan. Makina e përdorur prej tyre u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

Mjeti i llojit “Jeep Cherokee” ngjyrë e zezë, për të cilin po kryen verifikime se kujt i përket dhe nëse është denoncuar e vjedhur, është djegur plotësisht, siç duket edhe në pamje.

Martin Bardhi Marku, është person i njohur për autoritetet, teksa në muajin mars të këtij viti bashkë me djalin dhe nipin e tij u përfshinë në një konflikt me armë zjarri në dalje të qytetit të Rrëshenit.

59-vjeçari u arrestua dhe sipas informacioneve kishte fituar lirinë në rrethana ende të paqarta disa kohë më parë, teksa në kërkim ishte djali dhe nipi i tij.

Drejtori i Policisë së Lezhës, Alfred Elezi, tha për mediat se hetimet janë në fazën e parë dhe po sqarohen konfliktet që fisi Bardhi ka pasur me fise të tjerë.

“Jemi akoma në fazën e parë. Dihen konfliktet që ka pasur fisi Bardhi me fise të tjera dhe po punojmë për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve”.

Policia tha se kishte nxjerrë në terren forcat speciale RENEA dhe FNSH, duke vendosur postblloqe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës./Tv Klan

Të këshilluara

Hapet gara, 3 vende vankte në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i hap rrugë garës për plotësimin e tre vendeve vakant për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...

18:03

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI