Flash

Vrasja e policit në Kosovë, Lubonja: Prej dështimit të ndërkombëtarëve

Lapsi.al 25 September 2023
Vrasja e policit në Kosovë, Lubonja: Prej dështimit të

Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi zhvillimet në Kosovë, deklaroi se tashmë janë nxehur gjakrat mes dy shteteve. Lubonja theksoi se ngjarja ishte shqetësuese, ndërsa shtoi se erdhi edhe si pasojë e dështimit të ndërkombëtarëve.

“Ngjarja është shqetësuese. Kjo është dështim i politikave ndërkombëtare dhe lokale po ashtu. Është shfaqur një lloj anshmërie në favor të Serbisë. Vuçiç është një autokrat. Mendoj se në një vend ku nuk ka demokraci, ndodhin këto gjëra. Sipas mendimit tij lufta në Ukrainë, sa herë Vuçiç apo dhe njerëzit e tij, kërkojnë mosnjohjen e Kosovës, ata që ishin aktorët në lojë, siç i pamë, të marrin një aksion të tillë. Nga përtej kësaj mendoj se konflikti mbetet aty. Nuk e dimë se sa është numri i të vrarëve.

Shtypi italian jep një numër më të madh të të vrarëve. Numri i të vrarëve ka rëndësi për atë që; se çfarë do të ndodh nesër. Uroj që të ketë më pak të vrarë, se janë njerëz. Nuk duhet të ndodhin një përshkallëzim i tillë. Ka pasur dhe tratativë për t’i nxjerrë ata, që mos të ishin aty, njëra palë ishte qeveria e Kosovës. Tashmë kjo që ngjarje ndodhi edhe si pasojë e dështimit të ndërkombëtarëve. Qeveritë e mëparshme të Kosovës nuk kanë punuar shumë për ndërtimin e një shteti, por një protektorati. Kurti ka marrë gjëra më të guximshme, por ka pasur edhe kundërshtinë e ndërkombëtarëve.

Përgjegjësia e madhe e Vuçiç, është se ka dëmtuar demokracinë. Shpesh herë autokratët veprojnë kështu, si Putini, në rastin me Ukrainën. Ndërkombëtarët kanë ushtruar ndaj Kurtit një lloj presioni, me idenë se Kosova nuk meriton më tepër se kaq. Apo se duhet të bindet, pasi interesat e tyre i kërkojnë që t’i bëjnë disa favore Vuçiçit, që mos të lidhet me Rusinë. Vuçiç mund të ketë arsyet e veta, por jemi në një konflikt të ngrirë. Qëndrimi i ndërkombëtarëve ka qenë asociacioni.”, tha Lubonja.

Duke u ndalur te deklaratat e Vuçiçit analisti i lexoi qëndrimet e tij për ngjarjes si propagandë dhe të ekzagjeruara.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI