Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Vrasja e policit/ Blinken thirrje për vetëpërmbajtje edhe Kosovës, edhe Serbisë

Lapsi.al 25 September 2023
Vrasja e policit/ Blinken thirrje për vetëpërmbajtje edhe
Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken i bën thirrje edhe Kosovës, edhe Serbisë të shmangin përshkallëzimin e situatës në kufi. Thirrjet e Blinken i drejtohen të dy shteteve, pavarësisht se sulmi terrorist u inicua nga komandoja e armatosur, një pjesë e së cilës u arratis në Serbi pasi vrau policin Afrim Bunjaku. "Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t'i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja" shkruan Blinken. “Autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”, tha Blinken përmes një deklarate. Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet, dhe menjëherë të punojnë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për shtensionimin e situatës, të ofrojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian", deklaroi ai. Kryediplomatit amerikan theksoi, Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. “SHBA-ja njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguesja e parë për situata të emergjencës dhe krizave”, tha Blinken. Sekretari amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni e vlerëson koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe atë të NATO-s, KFOR, “veçmas për të ofruar siguri për civilët në vendngjarje”, duke shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë ta monitorojë situatën. Një ditë më parë, forcat e policisë së Kosovës u mobilizuan dhe vranë tre serbë banorë të Zveçanit që ishin pjesë e komandos së armatosur dhe arrestuan 6 të tjerë. Kryeministri Albin Kurti akuzoi autoritetet në Beograd për iskenimin, ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandës Vuçiç tha se kryengritja ishte pasojë e presionit të Kurtit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë. Reagimi i balancuar i Blinken vjen 24 orë pas ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI