Flash

Sulmi terrorist në Kosovë, i përfshirë edhe nënkryetari i Listës Serbe

Lapsi.al 25 September 2023
Sulmi terrorist në Kosovë, i përfshirë edhe nënkryetari

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media kanë shpalosur detaje nga sulmet terroriste që ndodhën më 24 shtator në veri ndaj Policisë së Kosovës.

Ministri Sveçla deklaroi se sulmet kanë qenë të organizuara dhe të mbështetura nga Serbia, derisa tha se kanë gjetur dokumente të serbit Milan Radoiçiq.

‘Organizim terrorist i urdhëruar nga Beogradi, nuk ka të bëjë më organizim të shpejtë. Në materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit, Milan Radojçiq. Ka pasur përfshirje të qindra personave, ka armë ushtarake të vitit 2021 që janë furnizim nga Ushtria e Serbisë. Serbia po shfrytëzon kriminelët’, pohoi ministri.

Ndërkaq, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se kanë dyshime se në mesin e personave të armatosur ka qenë edhe vetë Radoiçiq.

‘Është konstatuar se asnjë nga automjetet nuk kishin targa, në një nga automjetet Mercedes G Class me targa BG-1107-YY është gjetur një dokument i aplikimit të armës së Milan Radoiçiq, nënkryetarit të Listës Serbe duke ngritur dyshimin e fuqishëm se në mesin e personave të armatosur ka qenë edhe vet Radoiçiq’, tha Hoxha. Nga sulmet terroriste, u vra polici Afrim Bunjaku.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI