Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Situata në Kosovë mbledh Lajçak dhe Eskobar me këshilltarët e Macron, Scholz dhe Melonit

Lapsi.al 25 September 2023
Situata në Kosovë mbledh Lajçak dhe Eskobar me

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe me këshilltarët diplomatikë të kancelarit gjerman, presidentit francez dhe kryeministres italiane, Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco M. Talo.

Në këtë takim urgjent të zhvilluar në Bruksel është biseduar për hapat e mëtejshëm të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, pasi situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar.

“Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, - ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në veri të Kosovës situata është e tensionuar, pasi të dielën një grup terrorist vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai është shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa sulmi brutal i grupit terrorist është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare. ©LAPSI.al

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1706361625756786836?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1706361625756786836%7Ctwgr%5Ef3f99f4ed16ec96824675175dc7dd13318ac2ddf%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajcak-del-me-njoftim-per-takimin-urgjent-me-keshilltaret-e-sholcit-macronit-melonit-dhe-gabriel-escobar%2F

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI