Flash

Profesori amerikan: SHBA të mos i lutet më Vuçiçit, koha për dialog ka ikur

Lapsi.al 25 September 2023
Profesori amerikan: SHBA të mos i lutet më Vuçiçit, koha

Profesori dhe studiuesi i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph thotë se me ngjarjen e 2 netëve më parë, koha për dialog mes Kosovës dhe Serbisë ka ikur. Në një intervistë për Syri Tv, Joseph u shpreh se SHBA-ja nuk duhet t'i flasë Serbisë dhe Vuçiçit duke e lutur që të bëhet mik i tyre. Po ashtu ai ka theksuar se mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë dialog, por vetëm sulm të organizuar të Serbisë në Kosovë.

“Sipas mendimit tim, nuk duhet të flitet më për dialogun. Termi dialog nuk duhet të përdoret më sepse është zëvendësuar nga një marrëveshje e arritur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç të nënshkruar në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër, dhe që të gjithë duhet të flasin për këtë marrëveshje dhe jo për një dialog bosh.

Sipas SHBA-së dhe BE-së ka pasur një marrëveshje, por ne e dimë se presidenti Vuçiç atë ditë të marrëveshjes u tha se nuk do të zmbrapsej nga dispozitat kyçe të marrëveshjes, edhe pse kjo marrëveshje është detyruese. Edhe SHBA dhe BE janë shprehur se marrëveshja është detyruese. Dinamika tani ka ndryshuar në 24 orët e fundit.

Ne si mund të presim që kjo situatë krejt papritur të kthehet tashmë në një dialog nëse ka pasur ndonjëherë dialog, kur në fakt ka pasur një sulm të organizuar të Serbisë në territorin e Kosovës. Kjo ngjarje e ndryshon tërësisht kompleksin. Edhe SHBA dhe BE duhet të tregohen më seriozë.

Politika e SHBA në Ballkan duhet të shprehet më së miri në Beograd, e prandaj duhet të fokusohemi në këtë ambasadën në kryeqytetin serb. Ngjarjet e majit kur serbët sulmuan brutalisht KFOR-in, ku dy ushtarë hungarezë kanë humbur këmbët, ishte një sulm brutal. Por në fakt SHBA e lavdëronte Vuçiçin, ambasada e SHBA në Beograd e lavdëronte Vuçiçin.

Atëherë pse duhet të çuditemi, që dy javë më vonë policia serbe qartësisht nën komandën dhe dritën jeshile të drejtuesve të lartë të Beogradit, rrëmbeu tre policë të Kosovës dhe i mbajti për akuza të pabaza, siç u shpreh më vonë SHBA. SHBA dhe ambasadori Hill duhet ta kuptojnë se ka pasoja të këqija për ta, kur ata i flasin presidentit Vuçiç me këtë gjuhë, me këtë qëndrim, duke iu lutur të bëhet miku i SHBA” - tha Edward P. Joseph. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI