Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Vuçiç vihet në siklet nga pyetja e gazetares për Kosovën

Lapsi.al 24 September 2023
Vuçiç vihet në siklet nga pyetja e gazetares për

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç doli mbrëmjen e kësaj të diele në një konferencë për mediat në Beograd për ngjarjet në veri të Kosovës. Në mënyrën si ai e shtroi çështjen, e gjitha ka ndodhur si pasojë e rebelimit të serbëve ndaj qeverisë së Kurtit dhe nuk bëhet fjalë për persona të futur nga Serbia.

Megjithatë Vuçiç është vënë në siklet dhe është nervozuar kur është pyetur nga gazetarja Sanja Sovrliç e televizionit N1, një media kritike ndaj qeverisë, se ku i gjetën armët dhe uniformat personat që sulmuan policinë e Kosovës. Vuçiç iu kthye gazetares se po bënte insinuata.

“Këto pyetje pasqyrojnë atë se si duket lufta speciale kundër Serbisë. Në atë pyetje pashë insinuata se Serbia ka ofruar uniforma të ushtrisë apo policisë. Këto nuk janë uniforma të ushtrisë serbe. Uniformat blihen kudo në treg.

E patë që nuk kishte mjete dhe armë speciale. Kam muaj që them se në veri po rritet rezistenca dhe rebelimi, ndër të tjera, sepse nuk mund të hyjmë pa lejen e KFOR-it. Unë fola me disa përfaqësues të Listës Serbe. Ata janë të tmerruar, janë me njerëzit e tyre, pa marrë parasysh se kush janë ata…

Për sa u përket personave të ngujuar, nuk mendoj se problemi është se kanë qenë të ngujuar aty, por se policia shqiptare qëlloi në ato shtëpi”, - tha Vuçiç.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Natasha Kandiç nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se presidenti i Serbisë duhet të reagojë se kush i ka organizuar barrikaduesit që nga Manastiri i Banjkës sulmuan policinë e Kosovës dhe kush ua siguroi atyre uniformat.

“Le të përgjigjet Presidenti i Serbisë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbë, ku i morën armët dhe uniformat” - ka shkruar ajo. ©LAPSI.al

https://twitter.com/natasakandic/status/1706013609636090203?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1706013609636090203%7Ctwgr%5E9350e5ddfe01c61d92688faad170dbb2e66b0edc%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkandiq-vuciqit-trego-ku-i-moren-uniformat-barrikaduesit-ne-veri-kush-i-organizoi%2F

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI