Flash

Sulmi terrorist në Kosovë/ Ditmir Bushati: Çfarë duhet të jetë prioritet

Lapsi.al 24 September 2023
Sulmi terrorist në Kosovë/ Ditmir Bushati: Çfarë duhet

Për sulmin terrorist në veri të Kosovës ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Bushati e quan sulmin të frymëzuar nga Beogradi. Sipas ish-ministrit, çështje e një rëndësie parësore në këtë situatë mbetet garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, vetëpërmbajtja dhe bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës.

Reagimi i Ditmir Bushatit: 

Pak muaj më parë, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe. Në të njëjtën kohë, trupat e KFOR-it, gazetarët dhe policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale serbe. Sot, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Këto veprime të frymëzuara nga Beogradi dëshmojnë se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për ta afruar atë me BE-në, sidomos në kontekstin e mjedisit të sigurisë në Europë, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Teksa mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët dhe kolegët e Afrim Bunjakut që humbi jetën në krye të detyrës, si dhe për shërimin e shpejtë të policëve të lënduar, duhet mbështetur puna e policisë dhe institucioneve legjitime të Kosovës për të garantuar rregullin dhe sundimin e ligjit në përputhje me Kushtetutën.

Garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, vetëpërmbajtja dhe bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës, mbeten çështje të një rëndësie parësore.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI