Flash

Ndiqeni këtu LIVE/ Policia e Kosovës vijon përballjen me terroristët në veri

Lapsi.al 24 September 2023
Ndiqeni këtu LIVE/ Policia e Kosovës vijon përballjen me

Mbetet mjaft e tensionuar situata në veri të Kosovës. Rreth 30 persona të armatosur rëndë janë izoluar në manastirin e Banjskës dhe po mbahen të rrethuar nga policia. Ata sulmuan forcat e policisë së Kosovës duke vrarë një efektiv dhe plagosur një tjetër.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e krijuar në veri duke sqaruar se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë 3 sulmues të cilët kanë qenë të maskuar, me uniforma dhe të armatosur rëndë. Po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi me uniformë dhe të armatosur.

Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i Policisë së Kosovës ka pësuar lëndime kryesisht të lehta. Policia thotë se ka arrestuar edhe 4 persona të tjerë të dyshuar se kishin radiomarrëse. Është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme armësh, municioneve dhe pajisjeve të ndryshme.

“Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm” – thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI