Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Del VIDEO/ Si u përplasën me njëri - tjetrin policët në Laprakë

Lapsi.al 24 September 2023
Del VIDEO/ Si u përplasën me njëri - tjetrin policët në

Ora News ka publikuar pamjet kur efektivët e Shqiponjave shoqërojnë dy vëllezër ku njeri prej tyre rezulton të jetë efektiv i shqiponjave në Policinë e Vlorës. Nga pamjet duket që dy vëllezërit ndodhen në rrethimin e brendshëm të një banesë në Laprakë. Sipas njoftimit të policisë shqiponjat e Tiranës kanë konstatuar dy personat duke debatuar me njeri-tjetrin dhe në këtë moment janë afruar 3 efektivet e Tiranës.

Ato u kanë kërkuar që të prezantoheshin se kush ishin duke iu treguar se do ti shoqëronin në polici për verifikim. Njëri prej tyre ka treguar se është efektiv në Vlore dhe nuk kishte asgjë serioze përveç se një bisedë. Nga video duket momenti ku fillon edhe një përplasje e lehte fizike. Teksa po i shoqëronin nga banesa nga dale edhe familjaret e persona të cilët shpreheshin të shqetësuar.

Sipas deklarimeve të para nga ana e familjarëve të punonjësit të policisë së Vlorës kanë deklaruar se ndaj tyre ka pasur ofendime në momentin e shoqërimit. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një ish drejtues policie për të cilën ka tentuar të qetësojë situatën, por pa rezultat. Ndërsa gazetari Elton Qyno shprehet se gjithçka ka nisur pas dyshimeve të policëve se çfarë cigare po pinte njëri nga vëllezërit.

Ekskluzive/ Ora News siguron pamjet e dy efektivëve të

Të dy vëllezërit janë në oborrin e shtëpisë së tyre në Laprakë, kur siç duket dhe në video fillojnë dhe shfaqen punonjësit e Shqiponjave. Ata kërkonin shoqërimin në polici të njërit prej vëllezërve pa asnjë shkak të motivuar. Për shkak të ofendimeve dhe britmave me fjalët "...o k...o të q...robt..." në sy të fëmijëve të vegjël, kanë dalë në zonë dhe disa komshinj. Në zonë ka shkuar dhe Osman Levanaku, ish drejtori i FNSH në Tiranë, i cili njërin prej vëllezërve e ka burrin e vajzës. Videon e gjeni KETU. 

Edhe pse ish-drejtori i policisë është përpjekur të qetësojë situatën dhe të bisedojë me policët e shqiponjave sërish nuk është arritur të çtensionohet situata, duke bërë që grupi i policëve të shoqërojnë në komisariatin nr.3 dy vëllezërit policë. Tashmë çështja po ndiqet nga AMP, për të mësuar detajet e shoqërimit me forcë të ish policit të FNSH dhe vëllait të tij polic në Vlorë. /Marrë nga Ora News

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI