Flash

BBC: Policia e Kosovës rrethon 30 sulmuesit e armatosur brenda manastirit

Lapsi.al 24 September 2023
BBC: Policia e Kosovës rrethon 30 sulmuesit e armatosur brenda manastirit

Forcat e policisë së Kosovës kanë rrethuar të paktën 30 persona të armatosur disa orë pasi një polic u qëllua për vdekje në Kosovë sot.

Kryeministri Albin Kurti tha se grupi i sulmuesve ndodhet në një manastir në fshatin verior të Banjskës ndërsa u kërkoi atyre të dorëzoheshin.

Media britanike BBC shkruan se Kurti ka akuzuar Serbinë se mbështet atë që ai e quajti një “sulm terrorist” që gjithashtu solli plagosjen e një oficeri tjetër kosovar.

Tensionet janë rritur në Kosovë, pas përleshjeve të dhunshme pas zgjedhjeve të diskutueshme lokale në maj. Bisedimet politike të ndërmjetësuara nga BE, të dizajnuara për të stabilizuar situatën, kanë ngecur.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia – së bashku me aleatët kryesorë të Beogradit, Kinën dhe Rusinë – nuk e njohin atë. Shumë serbë e konsiderojnë atë vendlindjen e kombit të tyre. Por nga 1.8 milionë njerëz që jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë etnikë dhe vetëm 6% janë serbë etnikë, shkruan BBC më tej.

Të shtënat e së dielës ndodhën rreth orës 03:00, pasi policia tha se ata arritën në Banjska, afër kufirit me Serbinë, ku ishte raportuar një bllokadë. Oficerët u sulmuan nga disa pozicione të ndryshme me “një arsenal armësh zjarri, duke përfshirë granata dore”, thanë ata në një deklaratë.

“Ne mund të shohim njerëz të armatosur me uniforma…ata po qëllojnë mbi ne dhe ne po qëllojmë”, tha zyrtari i policisë së Kosovës Veton Elshan për agjencinë e lajmeve AFP përmes telefonit nga Banjska.

Kisha Ortodokse Serbe tha se persona të armatosur kishin sulmuar një manastir në fshat, që ndodhet në Leposaviq, ku po qëndronin pelegrinët nga qyteti verior serb i Novi Sadit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI