Flash

“Kam ngrënë dru e kam qenë shumë herë afër vdekjes”/ Rrëfimi i gruas shqiptare që dhunohej nga burri

Lapsi.al 23 September 2023
“Kam ngrënë dru e kam qenë shumë herë afër

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja që tronditi fshatin Volos në Greqinë qendrore, me 'protagonist' një çift të ri. 22-vjeçarja, Dafina Kurti e ardhur në Volos të Greqisë nga Shqipëria, u detyrua nga familja të martohej në moshën 18-vjeçare. E reja ka treguar para prokurorëve se erdhi në Volos në vitin 2021 nga Shqipëria.

Ajo ishte martuar me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Gëzim Kurti. Sipas saj, 28-vjeçari ishte një person mizor, “i egër”, që nuk kishte pasur kurrë kontakt me asnjë njeri. Ajo dhe fëmija i saj 2 vjeç, që ishte abuzuar që në barkun e nënës, jetonin brenda një shtëpie të mbyllur nën terrorin e Kurtit.

Çdo gjë u mësua pas episodit të fundit të dhunës që ushtroi 28 vjeçari. Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë pas të bërtiturave të gruas së re e cila kërkonte ndihmë dhe zëri i fëmijës që qante me të madhe. Fqinjët goditën portën e banesës dhe gjetën brenda 22 vjeçaren Dafina Kurti, me shenja në qafe të krijuara prej tentativës për ta mbytur atë.

Sipas policisë greke, menjëherë autori ka tentuar të largohet. Banorët e mbajtën me force deri në mbërritjen e policisë, e cila e arrestoi dhe e dërgoi në drejtorinë e policisë së Volosit. Ndërkohë viktima rrëfeu se mbahej e mbyllur në banese prej 2 vitesh. Ajo po ashtu tregoi se dhunohej vazhdimisht deri sa humbiste ndjenjat dhe disa herë ka qenë pranë vdekjes. Autori e dhunonte dhe nuk e lejonte të dilte nga shtëpia.

Të njëjtën sjellje kishte edhe ndaj djalit 2.5 vjeç të çiftit te cilin autori e dhunonte herë pas here. Gruaja e re dhe fëmija u dërguan në një banesë sociale dhe u morën në mbrojtje prej autoriteteve. Ndaj autorit u ngritën akuza të rënda si plagosje e rëndë me dashje, pengmarrje, dhunë në familje, dhunë ndaj të miturve etj, të cilat do ti kushtojnë atij disa vite burg. Autori do të dërgohet në gjykatë paraditen e së martës.

Të këshilluara

Kukës, plagoset me thikë 28-vjeçari

Një 28-vjeçar nga Kukësi është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Sakaq,...

13:55

Matteo Messina Denaro bie në koma

Ish-bosi i mafies 61-vjeçar, Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua në Palermo janarin e kaluar, është në një gjendje kome. Lajmi është bërë i ditur nga mb...

12:45

Plagosi policin, del në gjyq Klered Bozhanaj

Paraditen e kësaj të shtune, ka nisur seanca gjyqësore për Klered Bozhanajn, autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi, ngjarje e ndodhur...

10:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI