Flash

Zëri Amerikës: McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë

Lapsi.al 22 September 2023
Zëri Amerikës: McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte fshehur faktin që kishte marrë 225,000 dollarë shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj i cili u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në një seancë në një gjykatë federale në Uashington, në bazë të një marrëveshje mes akuzës dhe avokatëve të zotit McGonigal, përmes së cilës ai pranoi fajësinë për akuzën e parë për fshehje provash materiale dhe prokurorët rrëzuan tetë akuzat e tjera në akt-padi.

Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij jozyrtar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, Dorian Duçka.

I pyetur nga gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se i kishte zhvilluar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri./VOA

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI