Flash

Aksidenti në Korçë, arrestohet shoferja që i mori jetën gruas së moshuar

Lapsi.al 22 September 2023
Aksidenti në Korçë, arrestohet shoferja që i mori

Drejtusja e makinës që përplasi për vdekje një 79-vjeçar ditën e sotme është vënë në pranga.

Mësohet se në pranga është vënë e reja me emrin Olta Meta, ndërkohë që shkaku i aksidentit nuk dihet.

I moshuari humbi jetën pasditen e sotme, teksa po sillej në Tiranë me helikopter.

"Vihet në pranga drejtuesja e automjetit, e përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesi i biçikletës. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen O. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në bulevard "Republika", Korçë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar biçiklistin M. A., 79 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Korçës. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit." - njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI