Flash

Lajm i fundit/ Identifikohet personi që plagosi policin e “Shqiponja” (FOTO)

Lapsi.al 20 September 2023
Lajm i fundit/ Identifikohet personi që plagosi policin e

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën "Hysen Xhura" në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë. Efektivi Edlir Alleshi u qëllua nga një person në një operacion për ndalimin e personave që qarkullojnë të armatosur.

Raportohet se autor i ngjarjes është Klerent Bozhanaj, rreth 42 vjeç. Atij i është bërë thirrje për të ndaluar, por ka hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë dhe është larguar me një makinë. Efektivi është qëlluar me 2 plumba në bark.

[caption id="attachment_856210" align="alignnone" width="646"]Kleant Bozhaj Kleant Bozhaj[/caption]

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se gjendja shëndetësore e efektivit të repartit “Shqiponja” Edlir Alleshi që mbeti i plagosur me armë gjatë ndjekjes së një të dyshuari është përmirësuar. Balla i bëri thirrje autorit që të dorëzohet. ©LAPSI.al

Foto: Kush është efektivi i Shqiponjave që u plagos në Tiranë - Tv Klan

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI