Flash

Cindy Crawford kujton intervistën me Oprah Winfey

Lapsi.al 20 September 2023
Cindy Crawford kujton intervistën me Oprah Winfey

Cindy Crawford ka reflektuar së fundmi për paraqitjen e saj të parë në The Oprah Winfrey Show në 1986.

Në episodin e parë të serialit të ri të AppleTV+ The Super Models, Crawford kritikoi Oprah Winfrey që e bëri atë të ndihet si një "pronë". Crawford u shfaq përkrah John Casablancas, përfaqësuesi i modeles në Elite Modeling Agency.

Pasi prezantoi modelen, Winfrey pyeti Casablancas-in: "Ka pasur gjithmonë këtë trup?" Winfrey më pas i kërkoi Crawford-it të "ngrehej në këmbë vetëm një moment". "Tani kjo është ajo që unë e quaj një trup," tha Winfrey ndërsa theksoi fjalën "trup".

Gjithë këto vite më vonë, Crawford po shpreh se si ai moment e bën të ndihet tani. "Unë isha si një pronë apo  fëmijë, që mund të më shihnin por nuk kisha të drejtë të dëgjohesha", tha Crawford në The Super Models. "Kur e kujtoj sot, Oprah që thotë: "Ngrihu dhe më trego trupin tënd. Na trego pse je i denjë të jesh këtu". Në moment nuk e kuptoja gabimin, por duke e kujtuar tani them: "Oh, zot. Kjo nuk është normale. Sidomos nga Oprah."

Pas premierës së The Super Models, intervista e Crawford-it e vitit 1986 në Oprah është hequr që atëherë nga YouTube, ku thuhet se ishte e disponueshme për vite përpara se të dilnin komentet e saj./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI