Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Vuçiç i ashpër në OKB: Nuk dua leksione për sanksionet ndaj Rusisë

Lapsi.al 19 September 2023
Vuçiç i ashpër në OKB: Nuk dua leksione për

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet në Nju Jork në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai u pyet nga gazetarët për fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden, për të cilin tha se ishte i ashpër me Rusinë dhe i moderuar me Kinën. Vuçiç bëri ironi se ishte interesante se si të drejtat e njeriut dhe të drejtat e popullatës LGBT vendosen pas integritetit territorial dhe sovranitetit.

I pyetur për fjalimin që do të mbajë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç tha se ende është duke e përgatitur dhe duke punuar me të për ta përputhur me zhvillimet e 3 ditëve të fundit. Vuçiç tha do të ketë sonte një takimin me Josep Borrell dhe se zyrtarët evropianë “do t'i mbajnë përsëri leksione dhe predikime për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Do t’i dëgjoj me kujdes dhe do t’u them: “Mirë bëtë që më mbajtët një leksion, por unë drejtoj Serbinë si president. Përderisa është kështu ne do të udhëheqim me këtë politikë. Kur ta kuptojnë se me kë kanë të bëjnë, nuk do ta bëjë më”, - tha Vuçiç.

“Kjo sepse siç e shihni, për 1 vit e 7 muaj ne kemi mundur të udhëheqim një politikë të tillë serioziteti dhe përgjegjësie. Kjo është e ndershme dhe e përgjegjshme dhe është një politikë e drejtë, sepse ne e dimë se si kemi kaluar me sanksionet. Vetë Biden në fjalën e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm 3 nga të drejtat e njeriut si vlerat më të larta të njerëzimit, duke iu referuar vazhdimisht Kartës së OKB-së”, - tha Vuçiç.

Ai theksoi se do të përpiqet në fjalën e tij, edhe pse vjen nga një vend i vogël, t'i kujtojë si Bidenit vitin 1999 kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së bombardoi një vend të dobët në Ballkanin Perëndimor dhe vrau njerëzit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI