Flash

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare

Lapsi.al 18 September 2023
Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoi se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë “pika të përbashkëta të kalimit kufitar”.

Sveçla tha se ka nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar”, shkroi ai. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ‘Han i Elezit-Bllacë’ dhe ‘Glloboqicë-Jazhincë’, shtoi Sveçla.

Kjo marrëveshje, sipas Sveçlës “ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve”. “Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka përfunduar ai.

Të këshilluara

Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali. I riu u gjet i i plagosur në Strada Nuova per Suzzara, në Codisotto di Luzzara dh...

16:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI