Flash

Mjeku Alimehmeti: Shqipëria po kalon një tjetër valë të Covid-19

Lapsi.al 18 September 2023
Mjeku Alimehmeti: Shqipëria po kalon një tjetër valë të

Shqipëria po kalon një tjetër valë të covid-19. Në gjykimin e epidemiologut Ilir Alimehmeti, nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse valë të tilla me infektime që rriten dhe bien do të jenë të pranishme gjithmonë. Bashkekzistenca e virusit pandemik me viruset e tjera stinore do të bëjë që gjithmonë të kemi raste dhe njerëz të sëmurë.

“Herë pas here do ketë valë të tilla, do jetë gjithnjë i pranishëm me valë gjithnjë e më të vogla”, - thotë epidemiologu Ilir Alimehmeti. Teksa kërkon që të mos shqetësohemi, Alimehemeti thotë se kur kanë kaluar 3 vite nga pandemia, Shqipëria duhet të kishte futur testet e shpejta për Covid në farmaci.

“Në Shqipëri sot e kësaj dite këto nuk janë disponibile. Një person që testohet dhe zbulohet pozitiv i jepet mundësia të mbrojë komunitetin dhe të minimizojë problemet. Këto nuk bëhen për burokraci, por se kanë një vlerë shumë të madhe praktike”, - tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog

Një domosdoshmëri në gjykimin e epidemiologut, është monitorimi I situatës nëpërmjet monitorimit të ujërave të zeza, gjë e cila nuk bëhet për shkak të mungesës së laboratorëve.

“Ujërat e zeza të monitorohen dhe të japin i9nformacion për 10 mijë apo 40 mijë. të jep me një parashikim afro dy javor se si do jetë ecuria”, - tha Alimehmeti.

Rastet me koronavirus janë rritur ndjeshëm në javët e fundit. Shumica e të infektuarve po trajtohen në banesa ndërsa nuk mungojnë shtrimet në spital. Sipas të dhënave zyrtare mesatarisht çdo ditë shtrohen 3 deri në 5 persona që bëjnë komplikacione si pasojë e infektimit me covid. Ekspertët e shëndetit publik apelojnë që të injektohet vaksina anti-covid në grupet e riskut ndërsa paraljmërojnë se me uljen e temperaturave numri I të infektuarve do të vijë në rritje. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI