Flash

Premtimi i pambajtur i Erion Veliajt me shkollën “Besnik Sykja” dhe shkelja e afateve

Lapsi.al 17 September 2023
Premtimi i pambajtur i Erion Veliajt me shkollën “Besnik Sykja”

Më 13 qershor të këtij viti, Erion Veliaj i dedikoi një vizitë gjimnazit “Besnik Sykja”. Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj se kjo shkollë do të priste nxënësit në vitin e ri shkollor në shtator. Shtatori erdhi, por kjo shkollë nuk ka nisur mësimin.

Një inspektim i Lapsi.al tek “Besnik Sykja” zbulon një panoramë tjetër nga ajo çka premtoi kryebashkiaku.

Shkolla është ende në gjendje kantieri. Hyrja nuk ka mbaruar. Oborri nuk është shtruar. Një eskavator qëndron i parkuar brenda oborrit, anash godinës kryesore. Për t'a rënduar edhe më shumë situatën me punimet në këtë shkollë, askund në kantier nuk gjendej tabela e punimeve.

Pra premtimi i Erion Veliajt se në shtator nxënësit do të kthehen në këtë shkollë nuk është mbajtur.

Si për të mos u mjaftuar me qëndrimin e kryebashkiakut, jehonë premtimit të Veliajt i ka bërë edhe kryeministri Edi Rama. Një ditë pas vizitës së Veliajt, më 14 qershor Rama premtoi se shkolla do të ishte gati në shtator.

Por çfarë i rëndon edhe më shumë premtimet e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës është se kjo shkollë duhet të kishte mbaruar që vitin e kaluar. Një fotografi e tabelës së hequr tashmë të punimeve tregon se “Besnik Sykja” duhet të kishte përfunduar më 4 maj 2022.

Jo vetëm që afatet janë shkelur plotësisht, por edhe premtimi se kjo shkollë do niste punën një vit e gjysmë pas afatit nuk është mbajtur. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë kishës në Hot i Ri. Sipas të njëjtave burime ka mbetur i vrarë një p...

22:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI