Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

VIDEO/ Kim Jong Un mahnitet nga makina e blinduar e Putin

Lapsi.al 14 September 2023
VIDEO/ Kim Jong Un mahnitet nga makina e blinduar e Putin

Mediat kanë publikuar pamjet e një momenti mjaft interesant kur Vladimir Putin fton Kim Jong Un të ulet me të në limuzinën e tij të blinduar. Edhe Donald Trump e lejoi koreano-veriorin të shikonte brenda limuzines së tij “Bisha” në vitin 2018. Putin dhe Kim u takuan të mërkurën në një samit Kore e Veriut - Rusi për të inspektuar objektet e nisjes në hapësirë “Kozmodromit Vostochny” në Lindjen e Largët Ruse.

Pas një shtrëngimi duarsh entuziaste që zgjati 40 sekonda, dyshja shëtitën nëpër qendrën hapësinore përpara se të mbërrinin përpara limuzinës presidenciale të Putinit, “Aurus” të parkuar në rrugë. Presidenti rus bën me gjeste që Kim të hipë në sediljen e pasme. Oferta u pranua me qejf nga koreano-veriori, i cili më pas ulet në limuzinë teksa shkëlqen nga krenaria. Putin ecën rreth automjetit duke iu bashkuar Kimit të kënaqur.

Ai thuhet se është mjaft i apasionuar ndaj automobilave, pasi është parë në disa makina luksoze duke përfshirë modele të ndryshme “Mercedes”, një automjet sportiv “Lexus” dhe një “Rolls-Royce Phantom”. Prodhuar nga kompania ruse e makinave luksoze NAMI, “Aurus Senat” është një limuzine e blinduar që ka një motor V8 4.4 litra me 598 kuaj fuqi.

Makina ka një sistem lëvizjeje hibride dhe një transmetim automatik me 9 shpejtësi duke mundësuar që fuqia të dërgohet në të 4 rrotat. Thuhet se kompania NAMI është në proces të prodhimit të një versioni edhe më të fuqishëm të Aurus Senat, me një motor V-12 6.6 litra me 857 kuaj fuqi.

Një version tjetër më popullor i “Aurus Senat”, pamja e të cilit është frymëzuar nga sedanët britanikë “Rolls Royce”, po prodhohet nga kompania, e cila është kryesisht në pronësi të shtetit. Kushdo mund ta ketë një të tillë për 245 mijë dollarë. Kim Jong-un ka një Mercedes Benz S600 të blinduar prej 2 milionë dollarësh, i cili ka edhe një tualet portativ. Ai udhëtoi nga Koreja e Veriut me trenin e tij të blinduar të personalizuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Betohen dy ministrat e rinj Mete e Ibrahimaj

Është mbajtur sot ceremonia e betimit në Institucionin e Presidentit të Republikës të të dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave. Përpara Presidentit të...

18:48

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI