Flash

Dialogu/ BE fajëson Albin Kurtin. Ai i thotë "JO" favorizimit të Serbisë

Lapsi.al 14 September 2023
Dialogu/ BE fajëson Albin Kurtin. Ai i thotë "JO"
Shefi i politikës së jashtmë të BE Josep Borrell ka treguar me gisht Albin Kurtin për mospërparimin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë takimit Vuçiç-Kurti që u mbajt këtë të enjte Bruksel. E ndërsa bëri fajtor kryeministrin e Kosovës ai nuk tha të njëjtën gjë për presidentin serb. Me sa duket të dyja palët nuk kanë rënë dakord për faktin se nga do të fillohet për zbatimin e marëveshjes bazë, me 11 pika, të dakordësuar në shkurtin e kaluar dhe për hartën e saj të rrugës që u vendos në mars, në Ohër. Qeveria e Beogradit do me çdo kusht dhe pa kompromis, së pari, themelimin e asosacionit të komunave më shumicë serbe. Qeveria në Prishtinë i'u jep përparësi aspekteve politike që e njohin "de jure" Kosovën si shtet të pavarur. Fillimisht autoritetet perendimore deklaruan se nuk do të ketë çështje prioritare në dialog dhe se nuk do të ketë çështje që mund të mbajë peng të tjerat. Por, më pas, duke favorizuar Serbinë ato kanë vendosur në qendër asosacionin. Kjo ka shkaktuar edhe tensione me Prishtinën.   Lexo me tej:

Borrell në anën e Serbisë dhe fajëson Kurtin: Po na mbaron koha! 

Albin Kurti "nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara me fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit. Në vend të kësaj, ai ka insistuar që të formalizohet njohja de facto si hap i parë", tha pas takimit Borrelli, i cili shtoi se ky ka qenë "kompromisi më i mirë që kemi mundur të ofrojmë. Por sipas palës kosovare nuk ka qenë kështu. Kryeministri Kurti, deklaroi pas takimit se "kushtëzimi i Serbisë" për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe "është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së".

"Është për të ardhur keq që emisari evropian, Lajçak, e ka pranuar një kushtëzim të tillë", tha Kurti. Ai tha se Lajçak e ka bërë këtë "në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues".

Kurti: S’ka pasur asnjë propozim në tryezën e Brukselit, përveç se asaj që kam sjell unë si kryeministër 

Shefi i qeverisë së Kosovës ka deklaruar sërish se as negociatat rreth dialogut nuk janë tabu, por se për to duhet folur në bazë të një plani konkret të përcaktuar më parë". Ama në anën tjetrë ai ka vendosur vijat e kuqe: "nuk mund të negociohet nëse, fillimisht, nuk biem dakord për udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes".

Më i kanaqur nga takimi doli presidenti serb, i bindur se këtë rradhë i kishte pas vetes ndërkombëtarët: Vuçiç tha se bisedimet përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, "e refuzoi propozimin evropian". "Ne të gjithë i kemi propozimet tona - shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar", u tha Vuçiç gazetarëve. Që kur ka filluar lufta në Ukrainë dhe sidomos pas nisjes së negociatave Kosovë Serbi në bazë të planit Franko Gjerman, fuqitë perendimore po mbajnë anën e Serbisë për të mos lejuar në asnjë çast rreshkitjen e saj drejt Putinit. Shumë analistë, kongresëmenë amerikanë dhe deputetë ëvropianë mendojnë se kjo po bëhet në dëm të Kosovës. Pikërisht në këtë sfond u zhvillua edhe takimi i sotëm për të cilin Albin Kurti i fajësuar nga BE, pretendon se negociatorët u bënë njësh me njërën nga palët. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI