Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Aktakuzë ndaj dy serbëve për dhunimin e një gruaje shqiptare gjatë luftës

Lapsi.al 14 September 2023
Aktakuzë ndaj dy serbëve për dhunimin e një gruaje shqiptare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy të pandehurve serbë me inicialet I.R dhe D.D, për veprën penale të dhunimit seksual, gjatë luftës në Kosovë.

“Si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”, tha PSRK-ja në një njoftim për media.

Prokuroria tha se të akuzuarit kanë kryer veprën penale ‘’krimet e luftës kundër popullsisë civile”.

“Me këtë rast viktima pësoj lëndime të rënda fizike në trup si dhe trauma të përhershme psikike”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale i kërkoi Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbahet gjykimi në mungesë, pasi që “janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për t’i gjetur ata.”

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Ndërsa, numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, nuk dihet.

Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj./REL

Të këshilluara

Betohen dy ministrat e rinj Mete e Ibrahimaj

Është mbajtur sot ceremonia e betimit në Institucionin e Presidentit të Republikës të të dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave. Përpara Presidentit të...

18:48

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI