Flash

Pamjet kur numërojnë lekët e drogës/ 16 shqiptarë në pranga të fiseve “Lusha” e “Goseni” në Milano

Lapsi.al 13 September 2023
Pamjet kur numërojnë lekët e drogës/ 16 shqiptarë

Një operacion i madh i karabinierëve italianë këtë të mërkurë çmontoi një rrjet trafiku droge, të rrënjosur në zonën e Milanos dhe me lidhje të forta me Shqipërinë. “La Repubblica” shkruan se ata kishin ngritur një treg droge që përfshinte të gjithë Italinë dhe arrinte deri në Zvicër. Hetimi çoi në pranga 24 persona nga të cilët 16 janë shqiptarë, 2 italianë, 5 marokenë dhe 1 tunizian. Por nuk kishte vetëm drogë. Hetimet e karabinierëve të Milanos zbuluan prova për shfrytëzim prostitucioni, grabitje dhe zhvatje.

Gjatë operacionit, rreth 200 karabinierë ushtruan 40 kontrolle, duke sekuestruar të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, që kapin vlerën e qindra mijëra eurove. 1 italian dhe 2 shqiptarë u gjetën me sasi të mëdha droge duke bërë që të arrestohen në flagrancë. Operacioni pason një hetim të nisur në prill 2020, pas një letërporosie të autoriteteve zvicerane.

Ato arrestuan në territorin e tyre një italian me 6 kilogramë heroinë në makinë. Sapo u arrestua, ai bashkëpunoi me autoritetet, duke bërë deklarata "vetëakuzuese" dhe duke i zbuluar policisë informacione të dobishme për rrjetin e trafikut të drogës.

Më pas hetimet u kryen në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe bënë të mundur zbulimin e strukturës së dy organizatave kriminale të drejtuara nga dy familje shqiptare, e para me mbiemër “Lusha” dhe e dyta me mbiemër “Goseni”. Të dyja kishin lidhje operacionale në Shqipëri ku bëhej ri-investimi i të ardhurave nga aktivitetet e trafikut të drogës. Baza e tyre ishte në Milano, por degët shtriheshin në të gjithë Italinë Veriore, por deri në Kalabri dhe Zvicër.

Trafiku i heroinës dhe kokainës bëhej kryesisht nëpërmjet autobusëve, korrierëve dhe kamionëve. Gjatë hetimeve u përgjuan episode të shumta ndalimi, transporti dhe dërgimi të drogës në provinca të ndryshme të Italisë Veriore (Bergamo, Monza dhe Brianza, Torino dhe Verona). Gjatë operacionit u sekuestrua 42 kg lëndë narkotike përfshirë heroinë, kokainë dhe hashash si dhe 40 kg lëndë përzierëse, 2 pushkë dhe gati 50 mijë euro cash. Gjithashtu u identifikua një apartament dhe një magazinë që përdoreshin si rafineri droge si dhe disa apartamente e garazhe që përdoren për ruajtjen e ngarkesave të drogës.

Në disa përgjime telefonike dhe ambientale rezultoi se disa anëtarë të njërit prej dy grupeve, mes tyre edhe njeriu në krye të grupit “Goseni”, menaxhonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një rrjet nxitjeje dhe shfrytëzimi prostitucioni. Bëhet fjalë për të paktën 20 vajza nga Evropa Lindore, të detyruara, me kërcënime dhe dhunë, të prostituohen në apartamentet e menaxhuara nga organizata kriminale dhe të vihen në dispozicion në faqet e takimeve online. Jo vetëm kaq: të dyshuarit akuzohen edhe për grabitje dhe zhvatje të vajzave. Ata kërcënonin vajzat që kërkonin të largoheshin me video porno. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI