Flash

Lirohet nga burgu amerikan gruaja e “El Chapo”

Lapsi.al 13 September 2023
Lirohet nga burgu amerikan gruaja e “El Chapo”

Emma Coronel Aispuro, bashkëshortja e “zotit” meksikan të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman do të lirohet në orët në vazhdim nga burgjet amerikane. Coronel u dënua me 3 vjet burg në nëntor 2021 pasi u deklarua fajtore për akuzat për trafik droge dhe pastrim parash në lidhje me perandorinë e narkotikëve të burrit të saj.

Dënimi i saj përfshinte gjithashtu 4 vjet liri në mbikëqyrje dhe një konfiskim pasurie prej 1.5 milionë dollarësh. Coronel po mbahet në një burg në Long Beach të Kalifornisë. Gjatë dënimit të saj, 34-vjeçarja, me shtetësi të dyfishtë amerikano-meksikane shprehu keqardhje për përfshirjen e saj me Guzman dhe kartelin Sinaloa dhe dëmin që mund të ketë shkaktuar.

Guzman, i cili u arratis dy herë nga burgu në Meksikë, po vuan një dënim me burg të përjetshëm në burgun Supermax të Kolorados pasi u dënua në vitin 2019 për përfshirje në një organizatë kriminale, trafik droge dhe akuza për armëmbajtje pa leje.

Prokurorët e quajtën atë një "udhëheqës të pamëshirshëm dhe gjakatar" të kartelit Sinaloa. Anëtarët e kartelit, i cili është ende në veprim, u sanksionuan nga administrata Biden në shkurt për përfshirjen e tyre në tregtinë e paligjshme dhe vdekjeprurëse të fentanilit dhe metamfetaminës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI