Flash

Albin Kurti: Shqiptarët në Serbi të kenë vëmendjen e njëjtë si serbët në Kosovë

Lapsi.al 13 September 2023
Albin Kurti: Shqiptarët në Serbi të kenë vëmendjen e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës si në punësim apo largimin nga lista e votuesve.

Përmes një shënimi në platformën X, Kurti ka kërkuar respekt reciprok për shqiptarët, siç po respektohen serbët në Kosovë.

“Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është premisa për të drejtat e minoriteteve – se etniteti nuk mund dhe nuk duhet të determinojë vlerën tuaj në një shtet”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Kurti thotë se 6,000 shqiptarë etnikë janë larguar ilegalisht nga listat e votuesve dhe nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë pronë apo t’i dërgojnë fëmijët në shkollë (siç është raportuar nga Dr. Flora Ferati_Sachsenmaier).

“Së fundmi për punësimin e një mjeku, aplikuan 10 persona — 9 shqiptarë dhe 1 serb. Ky i fundit u punësua. Ky është vetëm një shembull i diskriminimit antishqiptar, i cili përfshin gjithashtu privimin e fëmijëve nga librat shkollorë, censurimin e shprehjes artistike dhe spastrimin etnik me mjete administrative”, ka vijuar Kurti.

Kryeministri shton se qyteti i Preshevës e as Bujanoci, popullata e të cilave është mbi 70 për qind shqiptarë, nuk kanë spital.

“Banorët janë të detyruar të shkojnë në qytetin fqinj, Vranjë, ku nga 700 të punësuar, nuk është asnjë shqiptar”, ka shkruar tutje Kurti.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI