Flash

24 të arrestuar për drogë dhe prostitucion në Itali, mes tyre 16 shqiptarë

Lapsi.al 13 September 2023
24 të arrestuar për drogë dhe prostitucion në Itali, mes

24 persona anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe prostitucionit janë arrestuar në Itali. Sipas mediave italiane, ky rrjet kriminal e kishte bazën e tij në qytetin italian, por ishte i lidhur edhe me vendin tonë.

Të arrestuarit, mes tyre 16 shqiptarë, dyshohet se merreshin me trafikim të lëndëve narkotike në territorin italian, por edhe në atë zvicerian. Ata dyshohet gjithashtu se drejtonin një rrjet prostitucioni me vajza të reja kryesisht nga Lindja të cilat kërcënoheshin dhe dhunoheshin.

Mbi 200 policë kanë kryer gjithashtu 40 kontrolle dhe kanë sekuestruar edhe të ardhurat që vinin nga trafiku i drogës me vlerë në miliona euro. Kontrollet u kryen në veri të Italisë në qytete si Bergamo, Monza, Brianza, Torino dhe Verona.

Gjithashtu u gjetën disa apartamente dhe garazhe që shërbenin për ruajtjen e ngarkesave të drogës. Megaperacioni është rezultat i një hetimi të gjatë të nisur në prill 2020, pas një letërporosie ndërkombëtare pas arrestimit flagrant në Zvicër të një italiani, i cili u arrestua teksa transportonte me makinë 6 kilogramë heroinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI