Flash

Gjykata në Bosnje konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

Lapsi.al 11 September 2023
Gjykata në Bosnje konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka konfirmuar më 11 shtator ka konfirmuar aktakuzën e përgatitur kundër Millorad Dodikut dhe Millosh Lukiqit. Kështu thanë nga ky institucion për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Republikës Sërpska, Dodik, dhe ushtruesi i drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Lukiq, akuzohen për vepra penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq, i tha REL-it se ai do të deklarohet për aktakuzën pasi autoritetet t’ia dorëzojnë atë. Ai tha se ka lexuar në media se aktakuza është ngritur, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për të.

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kishte ngritur aktakuzën ndaj Dodikut dhe Lukiqit më 11 gusht dhe ai dërgoi atë Gjykatës për konfirmim. Por, më 18 gusht, Gjykata i kërkoi Prokurorisë që të bënte disa ndryshime në aktakuzë.

Më 24 gusht, Gjykata e pranoi aktakuzën e ndryshuar kundër Dodikut dhe Lukiqit.

Aktakuza erdhi pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska kalo dy ligje të diskutueshme më 27 qershor, të cilat Dodik i nënshkroi dhe më pas ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Këto ligje thonë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnje më nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe nuk do të respektohen në këtë entitet. Po ashtu, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të vlejnë në Republikën Sërpska.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, më 1 korrik anuloi këto vendime.

Zyrtarët në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Dodiku, kanë thënë se Schmidt nuk ka legjitimitet, sepse ai nuk është emëruar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pasi është kundërshtuar nga Kina dhe Rusia.

Për shkak të aktakuzës, mbështetësit e Dodikut kishin protestuar më 1 shtator/REL

Të këshilluara

Vrasje në Kosovë

Një person është vrarë mesditën e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës. Zëdhënësi ...

17:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI