Flash

Gazeta greke: Mafia shqiptare e burgjeve qëndron pas masakrës me 6 viktima

Lapsi.al 11 September 2023
Gazeta greke: Mafia shqiptare e burgjeve qëndron pas masakrës me 6

Urdhëri për vrasjen e 6 shqiptarëve ditën e sotme në Greqi e ka dhënë mafia shqiptare e burgjeve. Kështu shkruan media greke 'Iefimerida', e cila ka theksuar se ky është skenari mbizotërues i ekzekutimit të shqiptarëve.

Dyshohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje, etj) dhe duke dhënë një urdhër shfarosjeje. Në fakt, nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit rezulton se autorët kanë hequr sende nga automjeti i viktimave. Autorët kanë qëlluar mbi 20-25 herë me pistoletë të kalibrit 9 mm në drejtim të 6 pasagjerëve të mjetit.

5 viktima, u gjetën të vdekur në makinë, ndërsa i gjashti ishte shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku, jashtë saj. Më pas autorët janë larguar me një makinë Ford me ngjyrë të zezë, ndërsa autoritetet janë në kërkim të një bashkëpunëtori të tyre me motor. Targat gjermane në makinën e viktimave, janë të rreme dhe të pa regjistruara.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI