Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Arrestohet zjarrvënësi në Fier

Lapsi.al 11 September 2023
Arrestohet zjarrvënësi në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 68-vjeçar për zjarrvënie. Ai dyshohet se ndezi zjarr për hapjen e kullotave, në pyllin e fshatit Buzëmadh, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, për shkak të erës, u dogjën 40 hektarë me bimësi.

Shërbimet zjarrfikëse, bashkë me banorët e zonës kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat për fat të mirë nuk vunë në rrezik jetën e banorëve

Njoftimi i policisë:

Ndezi zjarr për hapjen e kullotave, në pyllin e fshatit Buzëmadh, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, për shkak të erës, u dogjën 40 hektarë me bimësi, falë reagimit të menjëhershëm dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë autori. Ditën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një zjarr në masivin pyjor të fshatit Buzëmadh, Fier, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe menjëherë kanë shkuar në këtë fshat, ku pas 10 orësh, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Në vijim të veprimeve hetimore për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin e këtij rasti zjarrvënieje, bazuar dhe në inteligjencën informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 68 vjeç, banues në Cakran, Fier. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr për hapjen e kullotave, në pyllin e fshatit Buzëmadh, dhe për shkak të erës që frynte, zjarri është përhapur dhe për pasojë janë djegur 40 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe 100 pemë ulliri, në pronësi të disa banorëve të këtij fshati.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI