Flash

Përmbytjet, Rama thirrje shqiptarëve në Greqi

Lapsi.al 10 September 2023
Përmbytjet, Rama thirrje shqiptarëve në Greqi

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Greqi pas përmbytjeve që kanë pushtuar shtetin fqinj këto ditë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama u bën thirrje shqiptarëve që janë prekur nga përmbytjet që t’i drejtohen ambasadës shqiptare në Athinë.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithë zemër me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore.

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë????, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës 00030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al”, shkruan Rama.

Të këshilluara

Aksident në Klos, humb jetën këmbësori

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Suç të Klosit, ku shtetasi B.B., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij...

16:13

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI