Flash

Veliaj fyen sërish të rinjtë: Qytetarët janë ndryshe, nuk janë si konviktorët (VIDEO)

Lapsi.al 8 September 2023
Veliaj fyen sërish të rinjtë: Qytetarët janë ndryshe,

Që Erion Veliaj nuk ka skrupuj, kjo është diçka që dihet gjerësisht sepse është provuar disa herë me zë dhe figurë. Kryebashkiaku i Tiranës konsumoi dje një tjetër akt të stigmatizimit të plot të rinjve e të rejave që vijnë në Tiranë për të ndjekur studimet dhe strehohen përkohësisht nëpër konvikte, siç ndodh në fakt kudo gjetkë nëpër botë.

Gjatë një eventi publik me Taulant Ballën dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ku u njoftuan masat për nisjen e vitit të ri shkollor, Erion Veliaj zgjidhi sërish gjuhën kundër konviktorëve, për të cilët la të kuptojë se nuk janë qytetarë.

“Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë”, tha Veliaj në një përpjekje të dëshpëruar për të relativizuar kaosin me trafikun në Tiranë dhe nevojën që njerëzit të përdorin sa më pak automjetet e t’u japin përparësi shkollave.

Kjo nuk është hera e parë që Erion Veliaj stereotipizon konviktorët. Edhe në janar 2022 ai sërish bëri një deklaratë të tillë kundër të rinjve të rejave që strehohen në konvikt. I turpshëm ishte gjithashtu edhe etiketimi “zdromsa” që kryetari i bashkisë bëri për djemtë shqiptarë gjatë një interviste televizive. Edhe me këto radhë nuk është se po themi diçka të re për të parin e Tiranës. Turpi te Erion Veliaj ka hedhur rrënjë thellë e zor se mund të shkulet prej aty ndonjëherë. Shihni videon më poshtë. ©LAPSI.al

 

[video width="480" height="222" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/bandicam-2023-09-08-16-08-27-641-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Kurti: Kosova shumë afër njohjes nga Greqia

Nga pesë shtetet e BE-së, Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet. Kështu ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për televizi...

14:09

Zjarr i madh në Dropull

Një zjarr i madh ka rënë sot në lartësitë e fshatit Radat në Bashkinë Dropull. Gazetarja Brikena Metaj raportoi se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse...

13:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI