Flash

Vajza australiane: Udhëtimi im traumatik në Shqipëri

Lapsi.al 8 September 2023
Vajza australiane: Udhëtimi im traumatik në Shqipëri

Një e re australiane e ka përshkruar si “kaotik” dhe “traumatik” atë që duhet të ishte “udhëtimi i saj i ëndrrave” në Shqipëri, Itali dhe Greqi. Anna Shatilova nga Sydney pranoi se ishte e papërgatitur mendërisht si një udhëtare e vetme kur përshkroi muajin e saj të parë jashtë vendit në Evropë. Vajza e re bëri një listë me “gjërat kaotike” teksa udhëtonte nëpër Shqipëri.

Fotoja e parë tregon një minibus shumë të mbushur me njerëz në Shqipëri. Shumica janë të rinj. Ajo që asaj i ka bërë përshtypje është se shoferi e mban hapur derën e furgonit gjatë rrugës madje edhe kur është duke udhëtuar me shpejtësi të madhe. Ajo thotë se kjo është një "përvojë vërtet traumatike".

American traveller Nikki (pictured) has retold her 'traumatising' experience on a Greek ferry saying it was a 'miracle' she wasn't sick among passengers vomiting around her for two hours

Shoferi sipas saj fliste në telefon dhe e drejtonte autobusin me bërryl. Ajo ankohet për mungesën e kondicionerit në autobusë dhe ndau një foto që tregonte djersitjen e saj në rroba. “Kjo është arsyeja pse ata e mbajnë derën hapur, sepse nuk ka kondicioner”, - ka komentuar një grua në postimin e saj. Ajo bie dakord: “Po, shoferi na dha një "fllad të mirë".

She was also traumatised by the state of bus travel in the Balkans

Më pas Anna tregon foton e një tualeti të vogël, por mbi të gjitha mjaft të pistë për të cilin ka paguar 2 euro për ta përdorur. Më pas vajza e re tregon një foto të këmbës së saj të fryrë për shkak të pickimit nga mushkonjat. Sipas saj këmba iu bë si tullumbace gjatë natës.

Anna was socked to pay equivalent to $3.30AUD to use this toilet

Nuk ishin më të mira pushimet e vajzës edhe në Itali e Greqi pasi në një bujtinë greke ajo duhej të ndante dhomën me një çift tjetër sepse pronarët kishin pranuar më shumë rezervime. Megjithatë vajza tha se e ka konsideruar si aventurë udhëtimin e saj traumatik në Ballkan pavarësisht peripecive. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI