Flash

“Protothema”: Si e “hëngri” Beleri ministren e Jashtme të Shqipërisë

Lapsi.al 8 September 2023
“Protothema”: Si e “hëngri” Beleri ministren e

Largimi i Olta Xhaçkës nga drejtimi i diplomacisë shqiptare ka marrë vëmendjen dhe të mediave greke. Gazeta “Protothema" shkruan në një koment të saj se largimi i Xhackës lidhet jo vetëm me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, por edhe për aktivitetin e biznesit të bashkëshortit të saj.

Shkrimi i plotë

Si e “hëngri” Beleri ministren e Jashtme të Shqipërisë

Biznesi i bashkëshortit Artan Gaçi në Himarë dhe akuzat e rënda të kryebashkiakut të burgosur për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash çuan në shkarkimin e saj nga kryeministri Rama.

Largimi i ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka nga kryeministri Edi Rama, lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me paraburgimin e paligjshëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, por edhe me biznesin e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare.

Një anëtare kyçe e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Jashtme është vënë në shënjestër të opozitës, e cila i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese skualifikimin e saj nga detyra parlamentare, pasi bashkëshorti i saj, socialist dhe ish-deputet, u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama dhe po ndërton investime të mëdha turistike në plazhin e Himarës.

Veprimtaria e bashkëshortit të saj në zonën bregdetare dhe konkretisht në fshatin Drimadhes e bëri atë të bëhej një mbështetëse e zjarrtë e paraburgimit të Belerit, pasi kryebashkiaku denoncoi zyrtarisht transaksionet e paligjshme të Gaçit, në bashkëpunim me ish-kryebashkiakun Jorgo Goro edhe pse është ende në burg në mënyrë të paligjshme.

Ankesa është bërë në Prokurorinë Speciale, ku Gaçi dhe Goro akuzohen për falsifikim dokumentesh, me qëllim që biznesmeni të vinte në dorë një sipërfaqe prej 5512 metrash katrorë dhe për pastrim parash nga veprimtari të paligjshme.

“Olta Xhaçka, aktualisht ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimin e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit ka përfituar përmes marrëveshjes martesore të drejta pasurore dhe përfitime të kundërligjshme, të cilat sipas Ligjit për investitorët strategjikë si dhe Ligjit për konfliktin e interesit nuk duhet të fitohen. Nëpërmjet një investimi strategjik në një pronë false, ai ka përfituar të drejtën e përdorimit të lirë të aseteve shtetërore për të cilat qytetarët e thjeshtë paguajnë detyrime tatimore etj".

Xhaçka nuk është një person i rastësishëm, por një deputete e shquar e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe një ish-ministre e Mbrojtjes e vendit. Në fakt ajo ka qenë e pranishme në vendet e para, kur Rama shpalli shkarkimin e saj, së bashku me 6 ministra të tjerë, në një seancë të Komitetit Qendror të Partisë Socialiste në Tiranë.

Analisti shqiptar Arion Sulo argumentoi se arrestimet e fundit të SPAK-ut kanë vënë në shënjestër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke goditur shtyllat e programit të tij. Sulo i bëri komentet në një intervistë televizive, ku komentoi edhe riorganizimin gjithëpërfshirës të qeverisë të cilën Rama e shpalli gjatë një seance të Komitetit Qendror të partisë së tyre, ku Xhaçka u përjashtua për shkak të tokës që i shoqi i kishte marrë si një “investitor strategjik” i supozuar në Himarë.

Megjithatë, deri tani largimi i Xhaçkës nuk është interpretuar si synimi i kryeministrit shqiptar për t'i dhënë fund "pengut" Beleri, duke e lejuar atë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës dhe të ushtrojë zyrtarisht detyrat për të cilat bashkëqytetarët e tij e zgjodhën atë së fundi. ©Protothema, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI