Flash

Humb jetën shqiptari në Itali/ Motori i tij u përplas nga makina e një tjetër shqiptari

Lapsi.al 8 September 2023
Humb jetën shqiptari në Itali/ Motori i tij u përplas nga makina

Motori ishin pasioni i tij i madh. Që kur ishte fëmijë. Ai bënte shpesh postime në rrjetet sociale për një mikun e tij të ngushtë, i cili kishte humbur jetën vite më parë në një aksident me motor. Dhe, për ironi të fatit, e njëjta histori përsëritet edhe për të. Pasditen e vonë të së enjtes së 7 shtatorit, Aldo Gjoka, 29-vjeçari lindur në Tiranë, por banues në Leçe, gjeti vdekjen pranë Torre Specchia.

Ai ishte duke lëvizur me motorin e tij, kur për shkaqe ende të paqarta, i riu është përplasur me një makinë, një Jaguar që drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare. Për shkak të goditjes jashtëzakonisht të fortë, makina ka goditur një parmak ndërsa Aldo Gjoka është përplasur me murin rrethues të një prone private duke e rrëzuar atë. Gjithashtu u shkatërrua një shtyllë ndriçimi. Motori mori flakë duke shkrumbuar edhe dokumentet e drejtuesit duke vështirësuar fillimisht identifikimin e tij.

Scontro auto-moto in Salento, muore il giovane centauro di 29 anni Aldo Gjoka – Telesveva Notizie

Disa shoferë kalimtarë lajmëruan shërbimet e urgjencës. Përpjekjet për ta ringjallur të riun ishin të kota pasi ai praktikisht ndërroi jetë menjëherë kjo pasi lëndimet që kishte marrë rezultuan shumë të rënda. Drejtuesi i makinës, në gjendje konfuze, u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për t'iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës. Pas pak minutash në vendin e tragjedisë kanë mbërritur edhe disa nga miqtë e viktimës.

Il tragico destino di Aldo Gjoka, il 29enne di Lecce muore in moto come il suo migliore amico Cristiano

Automjetet janë sekuestruar. Lajmi për vdekjen e të riut u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Gjoka jetonte në Leçe me familjen e tij. Ishte shumë i lidhur me nënën të cilës i kishte kushtuar një postim të gjatë vetëm pak javë më parë me rastin e ditëlindjes së saj. “Nuk mund ta besoj”, - shkruan një mik, ndërsa ka nga ata që e lidhin fatin e Gjokës me atë të Cristiano Spedicato, mikut të tij më të mirë, i cili vdiq më 15 qershor 2018, vetëm 23 vjeç, sërish në një aksident me motor në hyrje të Leçes. ©La Repubblica, LAPSI.al

Aldo Gjoka

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI