Flash

Bardhi ironizon Bashën: S’mund të jesh pro-amerikan kur sillesh si Putin i vogël në parti

Lapsi.al 8 September 2023
Bardhi ironizon Bashën: S’mund të jesh pro-amerikan kur sillesh

Gazment Bardhi ka ironizuar qëndrimet e Lulzim Bashës brenda PD-së së vulës. I ftuar në Report Tv, Bardhi tha se Basha nuk mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si “Putin i Vogël” në parti.

“Partnerët ndërkombëtarë, nëse kanë një qëndrim e bëjnë publik qëndrimin e tyre dhe nuk ndërhyjnë në konfliktet e brendshme të partive politike. Pro-perëndimor më bëjnë qëndrimet e mia. Nuk mund të bëj si pro amerikan, kur sillem si Putin i vogël në partinë time. Të gjithë ne tjerët jemi mbyllur në një bunker dhe ka dalë Basha mbi bunker duke valëvitur flamurin amerikan” – ironizoi Bardhi.

Të shtunën Partia Demokratike që ka kryetar Lulzim Bashën do të mbledhë Këshillin e saj Kombëtar ku pritet që të shkarkohet Gazment Bardhi si Sekretar i Përgjegjshëm. Bardhi tha se nuk e njeh Kuvendin e 2 shtatorit dhe as mbledhjen Këshillit Kombëtar që pritet të mbahet. Bardhi tha se procesi është ilegjitim ndërsa shtoi se pjesa dërrmuese e delegatëve që ishin prezentë nuk ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar.

“Së pari ne jemi grupi parlamentar i PD-së. Në atë tryezë unë kam ftuar edhe kolegë që formalisht janë regjistruar edhe në grupe të tjera opozitare. Jemi takuar dhe kemi diskutuar formësimin e një axhende të përbashkët opozitare në parlament. Në tryezë janë ftuar 59 deputetët e opozitës. Ka qenë i ftuar edhe Basha dhe kolegë të tjerë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar është një proces jolegjitim po ashtu edhe Kuvendi i 2 shtatorit. Basha nuk ka as firmën as vulën.

Institucionin e vet më të lartë, PD ka Këshillin Kombëtar dhe kam marrë një vendim që të ndërpresim atë proces që kishte nisur nga një pjesë për zgjedhjen e kryetarit. Sot ka dalë një deklaratë e degës së PD-së kur thotë ne po ngremë struktura. Si mund të ketë pasur Kuvend Kombëtar kur nuk ka pasur. Kam identifikuar demokratë në atë takim. Kam identifikuar demokratë në atë sallë. Një pjesë kishin shkuar edhe me familjarët. Por pjesa dërrmuese nuk janë anëtarë të Kuvendit të PD-së. S’ka asnjë lidhje me institucionet e partisë - tha Bardhi.

Gazment Bardhi u shkarkua më 2 shtator nga Lulzim Basha si kryetar i grupit parlamentar ndërsa me gjasë Basha do t’i heqë edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI