Flash

VOA: Shkatërrohen afro 290 mijë bimë narkotike, në pranga 110 kultivues

Lapsi.al 7 September 2023
VOA: Shkatërrohen afro 290 mijë bimë narkotike, në pranga

Në Shqipëri, forcat e rendit bënë të ditur se kanë asgjësuar afro 290 mijë bimë narkotike dhe kanë arrestuar mbi 110 persona si kultivues dhe shpërndarës të saj gjatë këtij viti.

Policia ka shpallur në kërkim 63 persona të përfshirë në këtë veprimtari, krahas dhjetëra procedimeve penale për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Forcat speciale sapo kanë djegur afro 13 mijë bimë narkotike në fund të një operacioni në Qarkun e Shkodrës, i cili preku një seri fshatrash në zona të thella malore.

Një operacion të ngjashëm policia zhvilloi edhe në malësitë e Skraparit, ku dogji afro 1 mijë bimë narkotike dhe arrestoi dy kultivuesit e dyshuar të tyre.

Në faza të mëparshme të operacioneve në Skrapar janë djegur mbi 2 mijë bimë narkotike dhe janë arrestuar 5 kultivues të tyre.

Forcat e rendit kanë shkatërruar gjatë kësaj jave 6 mijë bimë narkotike në malësitë e Krujës dhe arrestuan dy persona.

Po ashtu në malësitë e Tropojës, Pukës dhe Lezhës janë kryer disa arrestime si dhe djegia e afro 1 mijë bimëve narkotike.

Në dy fshatra të Fierit policia arrestoi në flagrancë dy kultivues të bimëve narkotike si dhe shkatërroi cannabisin e mbjellë në fusha me misër dhe pemë frutore.

Forcat e rendit gjatë kësaj jave grupe të rinjsh që shpërndajnë marihuanën dhe droga të forta në Tiranë, Durrës, Korçë dhe qytete të tjerë.

Shtrirja e operacioneve policore dhe rezultatet e tyre tregojnë mbi kultivimin e vazhdueshëm të bimëve narkotike në territore të gjera të Shqipërisë./ VOA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI