Flash

Rama i "heq lekët" Taulant Ballës, krijohet një shoqëri e vetme për tenderat e të gjitha institucioneve

Lapsi.al 7 September 2023
Rama i "heq lekët" Taulant Ballës, krijohet një

Këshilli i Ministrave ka mratuar sot një vendim që Agjencinë Shtetërore të Blerjeve të përqendruara nga Ministria e Brendshme. Në vendimin e siguruar nga 'BalkanWeb', tashmë blerjet nuk do të kryhen më nga kjo agjenci që varej nga Ministria e Brendshme, por është krijuar një shoqëri aksionare “Operatori i Blerjeve të përqendruara”, me kapital 100% shtetëror.

Në vendim thuhet se Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Bëhet fjalë për një propozim të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave dhe Ekonomikë, për krijimin e kësaj shoqërie aksionare, me kapital 100% shtetërore, me emërtimin Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OPB) për ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/ entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

Sipas këtij vendimi, autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë. VKM përcakton se kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20.000.000 lekë dhe përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria përgjegjëse për ekonominë transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznes./BW

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI