Flash

Berisha: Nëse fitoj zgjedhjet mund të mos jem unë kryeministër

Lapsi.al 7 September 2023
Berisha: Nëse fitoj zgjedhjet mund të mos jem unë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2025, do të ketë një votim të dytë për zgjedhjen e kryeministrit. Në një intervistë për Syri Tv, Berisha deklaroi se opozita do t’i fitojë zgjedhjet, pasi Rama rri në postin e kryeministrit, pasi opozita nuk ngrihet në një lëvizje të fuqishme dhe të qëndrueshme. Vendimi i Berishës për një votim të dytë pas zgjedhjeve të përgjithshme, është për shkak të shpalljes non grata nga SHBA-ja dhe nga Anglia.

“Sali Berisha ka menduar këtë. Meqenëse ai problem ekziston atëherë shqiptarët do të votojnë. Kur Sali Berisha të fitojë zgjedhjet do të ketë një votë të dytë për kryeministrin. Po pse e nisi Sali Berisha këtë rrugë? E nisi këtë rrugë kur i kërkuan ti diktojnë parlamentit të këtij vendi. Por parlamentin se diktojnë kush kurrë sa të jetë një vend i lirë. Duke patur parasysh se ekziston ky problem unë do të pyes qytetarët shqiptarë, kaq. Dhe është zgjidhja më demokratike që mund të ekzistojë.

A mund t’i fitoj zgjedhjet? 100%. As mos e diskuto atë punë. Kalbësirë si Edi Rama, ai rri se nuk ngrihemi ne, por në qoftë se ngrihemi ne në një lëvizje të qëndrueshme absolutisht ai ia mbath si Arben Ahmetaj. Asgjë të fortë nuk ka mbi krimin. Ato që vendosen mbi krimin s’janë kurrë të forta. Ato duken të frikshme, të rrezikshme, dhe janë të rrezikshme, por s’janë të forta. Ato shemben dhe ne do t’i shembim” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI