Flash

Bardhi: Nëse Berisha kthehet kryetar i PD, iki nga politika

Lapsi.al 7 September 2023
Bardhi: Nëse Berisha kthehet kryetar i PD, iki nga politika

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi thotë se iniciativën për bashkimin e opozitës dhe përfundimin e sherrit tashmë prej dy vitesh, po e bën jo për interesin e tij personal, por për të kontribuar në rrëzimin e qeverisë. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bardhi ka deklaruar se momentalisht nuk ka asnjë ambicie për drejtimin e PD-së. Po ashtu theksuar se nëse Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, ai nuk kandidojë më për deputet.

“Nuk kam asnjë ambicie në këtë drejtim, në këtë moment. Gjënë që kam bërë nuk e kam bërë për veten time, nuk e kam bërë për mua. Unë kam thënë që nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, unë nuk kandidoj më për deputet.

I qëndroj kësaj si deklarate dhe e kam shpjeguar këtë qëndrim me faktin që oferta jonë do të duhet të jetë një ofertë e besueshme për qytetarët. Po të ishte për komoditet dhe zgjidhje politike, isha shumë komod, Basha kryetar partie, unë numri dy i partisë, nëse betejën do ta bëja për vete apo për mandatin tim” - u shpreh Bardhi.

Ai komentoi edhe deklaratat e tij për Sali Berishën kur e ka quajtur “vrasës”. Bardhi tha se nuk mund të vendosë inatet personale mbi interesat e opozitës. Sipas tij është më e ndershme të bashkëpunojë me Berishën se të vijojë problemin e brendshëm në PD dhe të mos kryejë funksionin e tij për të cilin paguhet nga taksat e qytetarëve.

“Nuk i zgjedh unë faktorët opozitarë në vend. Unë kam për detyrë të jap modelin tim, aktet e mia, sjelljen time. E rëndësishme në këtë moment është do rrimë peng i sherrit brenda Partisë Demokratike apo të bëjmë opozitë me Edi Ramën.

Mos i nxirrni fjalët nga konteksti dhe nga momenti ku janë thënë. Unë nuk kam hyrë në politikë për të nxjerrë inatet e mia. E kam thënë me dhjetëra herë secili nga ne do të duhet të kapërcejë veten për opozitën funksionale.

Ti po më thua mua, meqenëse jeni sharë me Sali Berishën vazhdojeni sherrin dhe nja dy vite të tjera. Secili me moralin e tij personal iu prezantohet qytetarëve. Unë nuk jam Sali Berisha dhe Sali Berisha nuk është Gazment Bardhi. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për aktet dhe veprimet e mia” – thotë Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI