Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Mediat franceze japin detaje: Si u arrestua Behar Bajri

Lapsi.al 6 September 2023
Mediat franceze japin detaje: Si u arrestua Behar Bajri

Mediat franceze kanë zbuluar detaje nga arrestimi në këtë vend i shumë të kërkuarit shqiptar Behar Bajri. Sipas informacioneve që ka siguruar media franceze “Europe 1”, Bajri u arrestua nga hetuesit të hënën në Strasburg. I kërkuar nga Interpoli dhe i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj njërit prej rivalëve të tij, ai do të ekstradohet dhe do t'u dorëzohet autoriteteve shqiptare. Sipas të njëjtave burime, Bajri ka kërkuar azil politik në këtë vend, por kërkesa i është refuzuar.

“Franca nuk është dhe nuk do të jetë strehë e mafies shqiptare” – ka qenë mesazhi i përcjellë nga autoritetet franceze. Sipas medias franceze, 43-vjeçari shqiptar konsiderohet kreu i një klani kriminal shqiptar. Ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në atentatin e një prej rivalëve të tij në Shkodër në veri të Shqipërisë në gusht 2020.

Prokuroria Kombëtare Shqiptare e ngarkuar me luftën kundër krimit të organizuar lëshoi një urdhër-arresti më 26 korrik, të shpërndarë me një njoftim të kuq të Interpolit. Falë hetimeve telefonike, hetuesit e Brigadës Kombëtare të Kërkimit të Arratisur (BNRF) të Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO) arritën të lokalizojnë kriminelin në qytetin e Strasburgut.

Kanë qenë policët e BRI-së që e prangosën të drejtuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Colmar. Ai po mbahet në qendrën e paraburgimit të Strasburgut, në pritje të ekstradimit të tij në Shqipëri. Sipas informacioneve nga Europe 1, Behar Bajri kishte aplikuar për azil që në vitin 2021 në Francë.

Bajri u lirua nga burgu në qershor të vitit 2020. Ai dyshohet se bashkëpunoi me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe Ervis Martinin si dhe të tjerë në vrasjen e Gjin Boriçit dhe për 3 tentativa vrasjesh të parealizuara në Shkodër dhe Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, plagoset turisti

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga sherri ka mbetur i lënduar një turist, i cili është dërguar me urgjencë në spita...

20:36

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI