Flash

Tension në Kuvendin e Serbisë, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 5 September 2023
Tension në Kuvendin e Serbisë, opozita kërkon zgjedhje të

Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga debatet dhe kaosi ditën e sotme, pasi përfaqësues të disa partive opozitare kanë bllokuar punën duke vërshëllyer dhe ngritur pankarta.

Deputetët e opozitës filluan ta bllokojnë punën e Kuvendit, në seancën e së cilës po diskutohej ribalancimi i buxhetit.

Pasi u miratua rendi i ditës së seancës së pestë të jashtëzakonshme të Kuvendit, disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma filluan të pengojnë punën e parlamentit dhe prezantimin e kryetares së Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç.

“Nëse kanë sukses në bllokadë, nuk e kanë bllokuar Ana Brnabiçin dhe Sinisha Malogun, Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiçin, nuk na kanë bllokuar asnjërin. Ata nuk duan që pensionistët të kenë rritje, sepse kjo rritje është e paraparë me këtë ribalancim.

Nëse ia dalin me bllokadë, të cilën nuk duhet ta lejojmë, do të pengojnë edhe nënat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeç të marrin ndihmë sepse e gjithë kjo parashikohet me këtë ribalancim buxhetor”, u shpreh Brnabiç.

Ajo theksoi se sa më e zhurmshme të jetë opozita aq më e fortë do të luftohet, sepse nëse opozita fiton nuk do të ketë rroga dhe pensione dhe nuk do të ketë rrugë dhe gjithçka do të jetë si kur ishin në pushtet.

Kujtojmë se opozita serbe ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme bllokimi të punës në parlament deri sa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të tregojë datën e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha nivelet.

Të këshilluara

Astrit Patozi merr drejtimin e "A2 CNN"

Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe gazetës "RD", tashmë është rikthyer në drejt...

19:48

Përmbytje 'apokaliptike' në Greqi (FOTO)

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur shtëpi dhe rrugë në Greqi ndërsa një person ka humbur jetën pas shembjes së një muri si pasojë e motit të keq. Stuh...

18:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI