Flash

Zjarr masiv në ullishtat e Lushnjës, rrezikohen banesat (PAMJET)

Lapsi.al 5 September 2023
Zjarr masiv në ullishtat e Lushnjës, rrezikohen banesat (PAMJET)

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullinj fshatin Zhamë në Lushnjë. Nga flakët janë të rrezikuara edhe disa banesa.

Raportohet se në këtë zonë terreni është i vështirë ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të neutralizuar flakët. Dhjetëra hektarë ullishte janë nën pushtetin e flakëve.

Forca të policisë kanë shkuar në ndihmë të zjarrfikëses. Burime nga terreni thonë se situata është tepër e vështirë dhe se mënyra më e mirë për të ndërhyrë është nga ajri. Policia njoftoi se ka arrestuar një 58-vjeçar si shkaktar të zjarrit. 

"Strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zham ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshurar të zjarrvënies.

U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për shtetasin Ramadan Zoga, 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Zham.

Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/WhatsApp-Video-2023-09-05-at-20.01.38.mp4"][/video]

 

[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/WhatsApp-Video-2023-09-05-at-20.01.39.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

Astrit Patozi merr drejtimin e "A2 CNN"

Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe gazetës "RD", tashmë është rikthyer në drejt...

19:48

Përmbytje 'apokaliptike' në Greqi (FOTO)

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur shtëpi dhe rrugë në Greqi ndërsa një person ka humbur jetën pas shembjes së një muri si pasojë e motit të keq. Stuh...

18:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI