Flash

Ministri britanik: Kemi kthyer 3500 shqiptarë që hynë me varka

Lapsi.al 5 September 2023
Ministri britanik: Kemi kthyer 3500 shqiptarë që hynë me varka

Ministri i Britanik i Emigracionit Robert Jenrick bëri sot një deklaratë në Dhomën e Komunave mbi planin e qeverisë për të trajtuar “emigracionin ilegal” të njerëzve që mbërrijnë në vend përmes rrugëve të parregullta për të kërkuar azil. Edhe pse dita e shtunë shënoi shifrën më të lartë ditore të këtij viti për njerëzit që kalojnë Kanalin me varka të vogla, ministri tha se planet e qeverisë po funksiononin. Jenrick vuri në dukje se deri më tani këtë vit, mbërritjet e anijeve të vogla janë ulur me 20% krahasuar me vitin 2022.

Jenrick tha se që nga marrëveshja që Anglia arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht 3500 emigrantë shqiptarë. Për pasojë, sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90% të shqiptarëve që arrijnë në Britaninë e madhe në mënyrë ilegale. Ai tha se avokatët që do të zbulohen duke mësuar emigrantët se si të qëndrojnë në vend me histori të rreme do të përballen me një dënim deri në burgim të përjetshëm.

“Muajin e kaluar ne shpallëm Task Forcën Profesionale, e cila do të rrisë masat përmbarimore kundër atyre avokatëve dhe përfaqësuesve ligjorë, të cilët ndihmojnë emigrantët të abuzojnë me sistemin e emigracionit. Ata avokatë që do të zbulohen duke mësuar emigrantët se si të qëndrojnë në vend me histori të rreme do të përballen me një dënim deri në burgim të përjetshëm.

Që nga marrëveshja jonë me Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar, ne kemi kthyer mbi 3500 emigrantë në javë. Ne kemi parë një ulje prej më shumë se 90% të numrit të shqiptarëve që vijnë ilegalisht. Deri më tani këtë vit ka pasur mbi 12,600 kthime, me kthime në gjysmën e parë të këtij viti 75% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, - tha Jenrick. /LAPSI.al

Të këshilluara

Astrit Patozi merr drejtimin e "A2 CNN"

Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe gazetës "RD", tashmë është rikthyer në drejt...

19:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI