Flash

Arrestohet influencuesja amerikane: Këshillonte prindërit si të ndëshkojnë fëmijët

Lapsi.al 5 September 2023
Arrestohet influencuesja amerikane: Këshillonte prindërit si të

Influencuesja amerikane Ruby Franke postonte video në YouTube duke mësuar prindërit se si të ndëshkojnë fëmijët e tyre. Rregullat e saj përfshinin agjërimin, ndëshkimin trupor dhe privimin e gjumit. Gruaja u arrestua për abuzim ndaj fëmijëve pasi një nga 6 fëmijët e saj arriti të arratisej në shtëpinë e një fqinji.

I vogli, në një gjendje evidente të kequshqyerjes, u dërgua në spital së bashku me një nga vëllezërit e tij në kushte të ngjashme. Djali i vogël arriti të zvarritet nga dritarja dhe më pas u drejtua për në shtëpinë e fqinjëve të tij të cilët ngritën alarmin duke telefonuar 911. Ai kishte plagë të hapura dhe shenja ngjitësesh në kyçet e këmbëve dhe duarve.

Ai kërkoi me dëshpërim ujë dhe ushqim. Pas kontrollit në shtëpinë e influencueses, policia zbuloi se edhe një tjetër fëmijë kishte nevojë për ndihmë. Ruby Franke nuk po vepronte vetëm. Kolegia e saj Jodi Hildebrandt u akuzua gjithashtu për 6 akuza për abuzim të rëndë të fëmijëve. Të dyja tani janë në paraburgimin e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Uashingtonit.

Në dukje shihej një familje perfekte me fëmijë të buzëqeshur, por videot e publikuara nga gruaja tregojnë një realitet krejt tjetër. Në kanalin e saj në YouTube të quajtur “8 Pasagjerët” ajo dokumentone jetën e përditshme me bashkëshortin dhe 6 fëmijët e tyre. Përveç kësaj, ajo jepte leksione se si mund të ndëshkohen ashpër fëmijët.

"Dënimet" ishin nga më të ndryshmet. Ajo e la vajzën e saj 6-vjeçare me stomak bosh pasi kishte harruar drekën ndërsa një nga vëllezërit e saj e dënoi të flinte për 7 muaj në dysheme apo duke i detyruar ata të pastronin dyshemenë. Më shumë se 2 milionë ndjekës të tmerruar nga ashpërsia e dënimeve të propozuara, bënë disa raportime në shërbimet lokale për mbrojtjen e të miturve.

Pavarësisht akuzave të shumta nga shikuesit, Ruby Franke u justifikua duke thënë se "stili i saj i prindërimit nuk ishte abuzim, por një mënyrë për t'u mësuar fëmijëve të saj pasojat e veprimeve të tyre". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Astrit Patozi merr drejtimin e "A2 CNN"

Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe gazetës "RD", tashmë është rikthyer në drejt...

19:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI