Flash

3 vendime/ Çfarë zbuloi Gaz Bardhi pas mbledhjes me Berishën

Lapsi.al 5 September 2023
3 vendime/ Çfarë zbuloi Gaz Bardhi pas mbledhjes me Berishën

Gazment Bardhi është ndalur për gazetarët, pas përfundimit të takimit të thirrur prej tij, ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës.

Bardhi tregoi një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar, ndërsa shtoi se do të rikonceptohet komisioni i ri i reformës zgjedhore.

“Ishte një takim i nevojshëm, i vonuar i deputetëve të opozitës. Sot në takimin me 43 deputetë të PD-së, të Aleancës për ndryshim, kemi caktuar një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar. Synimi ynë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është vendosur si prioritet i punës, të gjithë deputetët e opozitës, të atyre që e ndjejnë veten deputetë, duke vijuan punimet në Komisionet hetimore. Është e papranishme që opozita që ka denoncuar masakrën zgjedhore e 14 majit, që mos të çojë para një pjesë të interesit të opozitës.”, tha ai.

“Vendimi i parë që morëm është padyshim rikonceprimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit zgjedhor. Do paraqesim në nisje të sesionit ngritjen e tre komisioneve hetimore, për koncesionet PPP dhe problematika në shëndetësi, çështja e dytë ka të bëjë me të dhëna personale të qytetarëve, çështja e patronazhistëve dhe dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe së treti jemi njohur me të dhëna sesi zyrtarë publike në konflikt interesi marrin vendime për të pasuruar familjarë dhe miq, dhe komisioni do jetë i fokusuar në shpërdorimin e detyrave”, u shpreh më Bardhi.

Lexo më tej: A ishte i moralshëm bashkëpunimi me Bardhin? Përgjigjet Berisha 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI