Flash

Arrestimet për korrupsion/ Rama: Përgjegjësia ime nuk është të skuqem apo të kërkoj ndjesë

Lapsi.al 4 September 2023
Arrestimet për korrupsion/ Rama: Përgjegjësia ime nuk

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimet që kanë ndodhur në radhët e Partisë Socialiste. Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama ka deklaruar se ai ka përgjegjësi morale, por nuk ka as përse të skuqet apo të kërkoj ndjesë. Po ashtu ka deklaruar se nëse dikush ka përdorur flamurin e PS-së për të vjedhur apo bërë korrupsion do të marrë ndëshkimin që meriton nga drejtësia.

"Nuk e di sa prej jush këtu mendojnë me gjithë mend se ky vend bëhet, dhe se këtë e bën Partia Socialiste dhe asnjë forcë tjetër që ka pasur mundësinë apo çdo individ që sheh Shqipërinë si një jorgan për t’u djegur kur e pickon pleshti i interesit të vetë. Po të mos e besoja që ky vend bëhet, as do kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historik të PS-së, e as do përpiqesha t’i zija vendin. Apo të mbaja në kurriz në 20 vjet më shumë baltë se të gjithë ju bashkë për të qëndruar si lider. As do e përballojë dot. Nuk do i hyja detit në këmbë për këtë. Ma dëgjoni mirë këtë ju dhe gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë fjalën e neveritshme që Rama të lëshon, Rama s’të mbron. Unë kam përgjegjësi të madhe morale, më të madhen fare nga të gjithë ju, por e dini se cila është përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem apo të kërkoj ndjesë pse dikujt që i besoj një detyrë në frontin e betejave. Kur i merr mendjen pushteti dhe paraja, tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin shqiptar! Nëse njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur në të tjerët u dashka ta përdorim si letër higjienikë për të fshirë bajgat e korrupsionit! JO JO JO. Përgjegjësia ime morale është mos lërë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdo lloj klyshi të atij soji të vjetër politik. Jo se nuk kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë kur dëgjoj, jo po se mbrojti jo e lëshon, këdo që ka ngrënë pas shpinës sime, pas partisë e pas një populli të tërë," tha Rama.

Të këshilluara

Kapet me drogë 22-vjeçari në Spanjë

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi akuzohet për trafik droge. Arrestimi ka ndodhur pasditen e 31 gushtit në qytetin e Armillas. Mediat e h...

17:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI