Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

“The Telegraph”: Si shqiptarët po fusin njerëz në Britani me pasaporta false

Lapsi.al 3 September 2023
“The Telegraph”: Si shqiptarët po fusin njerëz në

Bandat po shesin pasaporta të rreme nëpërmjet “story” në Instagram që fshihen automatikisht për të shmangur zbulimin. Është një investigimi i gazetës britanike “The Telegraph” që shkruan se kontrabandistët e njerëzve kanë sofistikuar mënyrat e tyre pas ashpërsimit të masave nga qeveria britanike. Më të përdorurat mbeten rrjetet sociale.

Sipas gazetës trafikantët po ofrojnë pasaporta për 12500 £ me foto që i ngjajnë emigrantit ose kriminelit ilegal që dëshiron të udhëtojë nëpër Evropë apo të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë të dhënat biometrike duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht në pikat kufitare të ngarkuara. Pasaporta të vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t'i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë.

Kjo mënyrë duket e ngjashme familjen famëkeqe të krimit Adams, e cila u shiste pasaporta të rreme dhjetëra gangsterëve në të gjithë Evropën të kërkuar për vrasje, shpërndarje droge dhe pastrim parash. Christopher Zietek, i cili u burgos për 8 vjet pajisi ata me pasaporta të vërteta të marra duke mashtruar njerëz vulnerabël, me probleme me pijen dhe drogën. Këto raste janë më të vështira për t'u zbuluar sesa falsifikimet.

“Ndryshe nga Zietek, i cili operoi në fshehtësi derisa u demaskua nga një hetim i fshehtë nga Agjencia Kombëtare e Krimit, bandat shqiptare reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një faqeje private në Instagram me etiketën “Passage to the UK” që ka 1600 ndjekës.

Reklamohet përmes “story” në Instagram, të cilat fshihen pas 24 orësh, për të shmangur zbulimin dhe platformën që vepron duke mbyllur llogarinë. Instagram tha se kishte fshirë llogarinë në fjalë pasi u kontaktua nga “The Telegraph” - shkruan gazeta britanike.

Një gazetar i infiltruar që dërgoi një mesazh direkt tek administratorët e llogarisë iu tha se kushtonte 12 500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të hynin në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, - thanë ata.

Gazetari pyeti: "Çfarë lloj pasaportash do të përdorni për ne?"

Ata u përgjigjën: “Varet se si dukesh. Varet nga fytyra juaj dhe kujt i ngjani. Por ky nuk është problem. Mund të përdorim pasaporta greke, rumune apo çeke”.

“Pas një pushimi të vogël, kthehemi sërish në biznes. Nga Italia në Londër me avion. Udhëtimi 100% i sigurt me njohjet e njerëzve tanë në aeroporte. Pagesa vetëm kur të mbërrini në Londër. Kontaktoni. Vetëm njerëz seriozë” – thuhet në një tjetër faqe në Instagram.

“Shërbime për njerëzit që kanë probleme në Mbretërinë e Bashkuar (të kërkuar nga policia). Në Itali ose Irlandë” – thuhet në një tjetër faqe shqiptarësh.

Një i tretë shkruan: “Punë, jo fjalë. Arritja në Mbretërinë e Bashkuar 100% e sigurt në avion dhe për ata që janë dëbuar nga vendet e BE-së”.

Një e katërt ofron ID dhe patenta automjetesh, por edhe pasaporta.

Një e pestë pretendon një "çmim spektakolar", përpara se të shtojë: "Pagesa kur të shkoni në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjitha shpenzimet për të qëndruar i kemi ne.”

Një zëdhënës i Home Office tha për gazetën: “Ata që tentojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur dokumente false do të përballen me pasojat e plota të ligjit. Prioriteti i Forcave Kufitare është ruajtja e sigurisë së kufirit në çdo kohë dhe oficerët tanë kanë në dispozicion një sërë mjetesh për të zbuluar mashtruesit.

Kompanitë e mediave sociale kanë përgjegjësinë për të hequr përmbajtjen që promovon dhe ndihmon në financimin e aktiviteteve të paligjshme dhe kriminale, të tilla si reklamat që premtojnë dokumente false ose kalimet e paligjshme të Kanalit. Këtë muaj, ne njoftuam një partneritet të ri me kompanitë e mediave sociale për të përshpejtuar veprimet për të trajtuar dhe hequr këtë lloj përmbajtjeje” - tha ai.

Një zëdhënës i kompanisë “Meta”, e cila zotëron Instagramin, tha: “Kontrabanda e njerëzve është e paligjshme dhe kur gjejmë përmbajtje që koordinon këtë aktivitet, e heqim atë nga platformat tona, siç kemi bërë edhe në këtë rast. Ndërsa shifrat nga NCA tregojnë se mbi 90% e përmbajtjes hiqet nga kompanitë e mediave sociale kur njoftohen, në përputhje me njoftimin e fundit të qeverisë, ne po vazhdojmë të investojmë në teknologjinë që zbulon, raporton dhe heq këtë lloj përmbajtjeje”. ©The Telegraph, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI